Një gotë verë e kuqe është e barabartë me një orë palestër

Mund të tingëllojë çuditshëm, por sipas një studimi të ri duhet besuar. Hulumtimi më i fundit i kryer nga Universiteti Alberta në Kanada ka nxjerrë në përfundim se përfitimet shëndetësore që vijnë nga kompleksi i resveratrolit në verën e kuqe, janë njësoj me ato që marrim gjatë ushtrimeve fizike. Resveratroli ndihmon në përmirësimin e fizikut, funksionimin e zemrës si dhe forcimin e muskujve, në të njëjtën mënyrë si pas një ore palestër.

 

Sipas studiuesit Jason Dyck, këto zbulime do t’u vijnë në ndihmë atyre që e kanë të pamundur të bëjnë aktivitete fizike. Diskutimet mbi përfitimet shëndetësore të verës së kuqe janë të dokumentuara kohë më parë. studimet në vite kanë treguar se ata që pinë një gotë verë të kuqe në ditë kanë më pak gjasa të vuajnë nga ‘demensia’, apo të preken nga kanceri. Vera e kuqe gjithashtu ndihmon në forcimin e zemrës, lufton plaken si dhe rregullon sheqerin në gjak.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *