30 personazhe miq, por jo rivalë

Rivaliteti mes artistësh të së njëjtës fushë është ndoshta më i zakonshmi në artin shqiptar dhe jo vetëm. Megjithatë shpeshherë relatat njerëzore kalojnë edhe ambiciet për të qenë “të parët” apo për të patur “zili” ata që janë të parët. Shumë nga personazhet e njohur shqiptarë të cilat pavarësisht se kanë karrierë në profesione të njëjta ose, sërish gëzojnë për sukseset dhe arritjet e shoqeve.

 

Blerim Destani dhe Noizy

I kemi parë së bashku shumë herë si në evente të ndryshme ashtu edhe në përditshmëri. Aktori i njohur me famë botërore Blerim Destani dhe reperi Noizy duket se kanë mjaft të përbashkëta mes tyre. Ndonëse secili me angazhimet përkatëse duket se kjo dyshe shokësh të mirë,e gjen kohën dhe mundësinë të frekuntohen dhe të kalojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin.

 

Soni Malaj dhe Elia Zaharia

I kanë dhuruar rinisë shqiptare të viteve 90-të këngë që ende qëndrojnë në kujtesë. Por tashmë secila ka marrë drejtim të ndryshëm në jetë. Soni Malaj vijon të jetë një këngëtare e suksesshme, ndërsa Elia Zaharia përveç aktrimit është edhe Princeshë, pasi së fundmi është lidhur në martesë me Princin Leka. Ndonëse në kamera nuk dukej se frekuentoheshin shumë, Elia dhe Soni vijojnë të jenë mikesha zemra dhe mbështetëse nga arritjeve të njëra-tjetrës.

 

Jonida Vokshi dhe Elvana Gjata

Edhe miqësia e këtyre dy bukurosheve tashmë nuk përbën lajm për nga vjetërsia. Elvana dhe Jonida sa herë që ju jepet mundësia janë bashkë të pandara. Në çdo intervistë si Vokshi ashtu edhe Gjata nuk kanë lënë  pa theksuar dashurinë e madhe që kane mes tyre, dashuri të cilën nuk e ka cënuar në asnjë çast profesioni apo fama e gjithsecilës.

 

Edi Oga dhe Enkel Demi

Një dyshe “me dy timonë”që mesa duket funksionon mrekullisht prej vitesh. Edi Oga dhe Enkel Demi kanë patur shpesh formate të ndryshme së bashku, duke u fokusuar më tepër në pjesën radiofonike, ku mesa duket kanë arritur që komunikimin jashtë si miq të ngushtë ta përcjellin mjaft hijshëm edhe për publikun.

 

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani

Dy “panat” siç e quajnë ato njëra-tjetrën në komentet në rrjetet sociale janë vërtetë një nga miqësitë më të bukura brenda dhe jashtë ekranit. Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani prej vitesh tashmë janë kthyer në dy mike zemra të pandara, ku herë pas here drejtojnë edhe formate televizive së bashku. Megjithatë tashmë kafet e mëngjesit, udhëtimet, urimet e ndryshme dhe madje edhe kujdesin për djemtë e tyre Xhemi dhe  Arbana i ndajnë së bashku.

 

Eli Fara dhe Aurela Gaçe

Të dyja janë dy nga emrat e padiskutueshme të muzikës shqiptare, secila me një karrierë të konsoliduar dhe me një repertor të gjerë muzikor pas krahëve. Megjithatë diçka e tillë nuk ka penguar Eli Farën dhe Aurela Gaçen të jenë mikesha zemre. Nëse do të hapim profilet e tyre në rrjete sociale shohim postime, foto, dedikime të shumta ndaj njëra-tjetrës. Gjithashtu ato frekuentojnë të njëjtat vende duke qenë gjithnjë afër njëra-tjetrës.

 

 

Ermal Mamaqi dhe Eglein Laknori

Ata janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe shpesh e gjejmë së bashku në vende të ndryshme. Dikur Ermal Mamaqi dhe Eglein Laknori kanë qenë së bashku aktor të “Apartamentit 2xl”, por sot i shohim vetëm jashtë ekranit së bashku.

 

Rovena Dilo dhe Jonida Maliqi

Secila prej tyre ka arritur të shënojë emrin në muzikën shqiptare me hite ndër vite. Ashtu siçështë rritur muzika dhe karriera e tyre, edhe miqësia mes RovenaDilos dhe Jonida Maliqit është po aq e fortë. Është padyshim një nga rastet e miqësive të vërteta dhe konsoliduara. Jonida dhe Rovena duken mjaft të ndryshme sa i përket postimeve dhe jetës që bëjnë, por duket se e kanë gjetur mirë gjuhën e përbashkët për të kaluar kohë me njëra-tjetrën dhe për tu argëtuar shumë.

 

Ledion Liço dhe Eno Popi

Janë dy nga djemtë më të suksesshëm në fushën e prezantimit në Shqipëri. E nisën së bashku, madje kanë drejtuar edhe formate si ‘Ëake up’, bashkë duke u bërë një dyshe e dashur për publikun. Sot Ledion Liço dhe Eno Popi vazhdojnë të jenë të suksesshëm me emisionet e tyre dhe gjithashtu miq mjaft të mirë dhe të lidhur me njëri-tjetrin.

 

Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni

Kjo është padyshim një nga miqësitë më të vjetra tëshoëbizit shqiptar. Prej vitesh Çiljeta dhe Ingriti kanë “harruar” të jenë kolege por janë vërtet mike zemre. Nje fakt i tillëështë dëshmuar edhe nga produksionet muzikore të përbashkëta si dhe nga postimet e tyre. Madje miqësia mes tyre ka avancuar aq shumë sa tashmë edhe vogëlushët Paridi dhe Fernando janë bërë shokë.

 

Isida Mollaymeri dhe Adel Lami

Ndoshta në këngë herë pas here rivaliteti nuk është edhe aq i fortë, por diçka është e sigurt në balet po! Megjithatë ky rivalitet nuk ekziston mes balerinave seksi IsidaMollaymeri dhe Adel Lami. Ato kanë ndarë shumë së bashku që nga programet televizive dhe deri tek skena e magjishme e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Kujtojmë që në çastin kur Adel ndodhej në SHBA, Isida e ndjente shumë mungesën e mikeshës së saj dhe këtë gjë e bënte të ditur përmes postimeve në rrjete sociale.

Fiori Dardha dhe Rozana Radi

Një nga ëndrrat e këtyre dy mikesha të vjetra me njëra-tjetrën ka qenë padyshim pasja e një formati së bashku, ku përmes kimikës dhe komunikimit që kanë të arrijnë ti japin jetë një formati sa në ndihmë të publikut aq edhe me tharm. Në fakt duket se emisioni “Boom” ka qenë ky format aq i dëshiruar për mikeshat e vjetra Rozana Radi dhe Fiori Dardha. Ndonëse njëra këngëtare dhe tjetra gazetare, sot ato formojnë një dyshe mjaft të bukur si brenda ashtu edhe jashtë ekranit.

 

 

Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta

Dy nga vajzat më seksi të shoëbizit shqiptar prej vitesh janë dy nga mikeshat më të mira. Zaimina dhe Rezarta tashmë më shumë se kurrë kalojnë kohë së bashku duke bërë udhëtime dhe duke qëndruar në shoqërinë e njëra-tjetrës. Për një duet të dyja në muzikë? Ndoshta duhet të presim edhe pak.

 

 

Julian Deda dhe Bledian Koka

Tashmë në rrugët e Tiranës nëse sheh aktorin Jul Deda nuk mund të mos shohësh edhe gazetarin Bledian Koka. Kjo dyshe që duket se nuk kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin në fakt janë miq shumë të ngushtë dhe të afërt. Shpesh Bledi dhe Juli rrëfejnë sesa shumë kohë kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe familjeve të tyre.Në fakt duket se humori dhe batutat janë disa nga pikat e forta të miqësisë së tyre.

 

 

Dasara Karaiskaj dhe Ornela Gaçe

Dy mike të vjetra me të njëjtin profesion, por në fusha të ndryshme. Ndonëse duket mjaft të kundërta me njëra-tjetrën gazetaret Dasara Karaiskaj dhe Ornela Gaçe janë shumë mikesha, të cilat i shohim shpesh së bashku në jetën e natës në Tiranë dhe jo vetëm. Miqësia e tyre me kalimin e kohës vetëm sa është forcuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *