Donald Trump nuk toleron më ofendime ndaj Melanias

Në një konferencë për shtyp që dha dje kreu i Shtëpisë së Bardhë, ndër të tjera u pyet nga gazetarët edhe për jetën e tij private. Pyetjet lidheshin me zonjën e parë të Amerikës, Melania e cila së fundmi është vënë në shenjestër të mediave, ku u akuzua se në rininë e saj ajo ka punuar si eskortë seksi.

 

Duket se Trump e priste këtë pyetje, ndaj pa hezituar u përgjigj: “Ajo është një përfaqësuese e denjë e këtij vendi. Ndërkohë që ajo ju mbron, ju e trajtoni padrejtësisht dhe me qëllime dashakeqe. Unë Melanian e njoh prej shumë kohësh dhe di t’ju them që ky trajtim është i padrejtë. Dua t’ju them diçka. Melania do të jetë një zonjë e parë fantastike dhe një përfaqësuese e mrekullueshme e grave. Ajo është shumë  e ndjeshme ndaj çështjeve që lidhen me gratë dhe vajzat”, përfundoi Trump.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *