Pse është revoltuar Alemeda Abazi me turqit?

Dasma e saj me aktorin turk Tolgahan Saysman, para dy ditësh u përfol në të gjitha mediat turke, apo shqiptare. Almeda Abazi, ka gjetur sot kohën për të thënë disa fjalë dhe disa falenderime për miqtë e dashamirësit që e kanë uruar kudo nëpër botë. Por duket se ish-missi shqiptar, ka disa rezerva për turqit.

 

“Ishte dita më e lumtur e jetës time, këtë ditë që realizova ëndrrën time, në këtë moment që dhashë vendimin më të rëndësishëm të jetës sime, edhe nëse nuk ishin pranë meje. Falenderoj të gjithë miqtë e shokët, ata që më morën në tel dhe më uruan. Por nuk mund të rri pa thënë edhe këtë: Ndërsa më telefuan të gjithë, të afërt e të largët në Shqipëri, madje më uruan edhe nga vende të ndryshme të botës, më çuditi fakti, që shumica  e njerëzve që kam ndarë shumë gjëra me ta në Turqi, nuk më telefonuan. Kjo do të thotë që koncepti i këtyre njerëzve për shoqërinë dhe miqësinë nuk u përputhkan me timin. I uroj të gjithëve suksese në jetë”, ka shkruar Almeda në llogarinë e saj në Instagram.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *