Detoksikimi i mëlçisë

Dr. Albana Daka (Priftaj), 

Nutricioniste

Mëlçia (hepari) është organi kryesor i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit që lidhet me aparatin tretës. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën (p.sh faktorët e mpiksjes), përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit (p.sh ruajtja e glukozës), prodhimi i lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit , medikamenteve dhe toksinave. Substancat ushqimore, të cilat kalojnë nga zorra në gjak, mbërrijnë me anë të venës Porta në mëlçi dhe me pas ne varesi te nevojave lëshohen nga mëlçia përsëri në gjak ose largohen nga gjaku.

Mëlçia e njeriut peshon përafërsisht 1500 deri 2000 gr. Është një organ i butë me strukturë të njëtrajtshme dhe gjendet kryesisht në anën e djathë, ne pjesën e sipërme të abdomenit.

 

Cilat jane funksionet e mëlçise , rëndësia e saj

Mëlçia është e lidhur ngushtë me drejtimin dhe funksionimin e saktë të metabolizmit të glukozës, yndyrnave  dhe proteinave. Glukoza merret nga gjaku i zorrës dhe i jepet trupit në mënyrë të kontrolluar. Teprica depozitohet si glikogjen. Gjatë urisë bëhet përsëri shpërbërja e substancës së depozituar në glukozë. Mëlçia punon, e komanduar nga hormonet (p.sh insulina dhe glukagoni)  dhe ruan  sheqerin  në gjak në një shkallë konstante pavarësisht nga marrja e ushqimit. Insulina aktivizon në mëlçi oksidimin e sheqerit dhe pengon shpërbërjen e yndyrnave.

 

  • Sinteza:
    • Glukoneogjeneza
    • Sinteza e ketoneve
    • Sinteza e kolesterinësdhe e acideve të lëngut të tëmthit
    • Sinteza e proteinave të gjakut si:
    • Depozitimi i :
      • Glukozës në formë të glikogjenit
      • Yndyrës në formë të lipo-proteinave
      • Disa vitaminave
      • Gjakut

 

  • Ndërtimi i lëngut të tëmthit
  • Shpërbërja:
  • Krijimi i gjakut të fetusit deri në javën e 7 të shtatzanisë (perioda hepato-lienale)
  • Rregullimi i metabolizmit të vitaminave

 

Disa  shenja që melçia juaj ka nevojë për detoksikim.

A e dini se përveç zemrës , mëlçia është  organi që punon më shumë  në trupin tuaj ?

Mëlçia  ka një rol të dyfishtë ,  është njëkohësisht  organi kryesor detoksikues (punë të cilën e kryen gjatë gjithë kohës ) , sa  dhe organi i tretjes.
Dhjetë shenja që mëlçia juaj ka nevojë për ndihmë :

  1. Fryrje të  barkut
  2. Dhimbje ose diskomfort mbi hepar (zona e djathtë e sipërme e barkut nën kafazin e  brinjëve )
  3. Yndyrna të tepërta në pjesën e barkut
  4. Problem në tretjen e ushqimeve të yndyrshme
  5. Nevojën për të hequr fshikëzën e tëmthit
  6. Refluks , pirozë ( djegie ) pas ngrënies së ushqimeve
  7. Pigmentime të errëta në lëkurë
  8. Nxehtësi të trupit dhe shtim të djersitjes
  9. Akne ose kruajtje të lëkurës
  10. Shtim  të pashpjegueshëm në peshë dhe paaftësi për të humbur peshë edhe me kufizimin e  kalorive

Shenja të tjera që shfaqen janë presioni i lartë i gjakut, lodhje, rritje e  kolesterolit dhe triglicerideve , luhatje të humorit , apnea e gjumit ose gërhitja  .

 

Këto janë shenja që tregojne se duhet të ndërmarrim një veprim për të ndryshuar dietën dhe mënyrën e jetesës për të detoksikuar mëlçinë .

 

Këto janë të gjitha shenjat që mëlçia juaj është bllokuar (në pjesën dërrmuese të rasteve ajo quhet melçi e dhjamosur)

 

Mos harroni se funksioni i mëlçisë për të pastruar bëhet nëpërmjet gjakut i cili kthehet në zemër . Nëse ky  proces nuk kryhet siç duhet, toksinat riciklohen dhe kthehen në zemër me anë të gjakut të papaster. Kjo mund të dëmtojë zemrën dhe sistemin imunitar dhe të çojë në plakjen e parakohshme. Të gjitha hormonet tuaja dhe medikamentet  filtrohen përmes mëlçisë .

 

Ku indikohet Detoksi i melçisë ?

 

  • Në steatozën e melçisë ( dhjamosja )
  • Në rastet e Hepatitit B dhe C
  • Në Obezitet të mesëm dhe të lartë
  • Në personat që marrin Antibiotikoterapi dhe medikamente të tjera më tepër se dy herë nëe vit
  • Në dislipidemi (në pacientët që kanë marrë antilipomiantë për një kohe të gjatë ) ……

 

Në çfare konsiston terapia e detoksikimit te mëlçisë ?
Terapia që përdoret në detoksikimin e mëlçisë është një terapi kelante  që përbehet nga minerale dhe vitamina . Kështu, pasi bëhet një check up rutinë laboratorik ku shikohen parametrat kryesorë të organizmit dhe të mëlçisë në specifike dhe pas vizitës me mjekun percaktohet terapia që do të merret . Terapia aplikohet më rrugë intravenoze me një frekuencë prej dy herësh në jave për kater javë konseguente. Për t’u nënvizuar që aplikimi i terapisë kelante nuk ka asnjë efekt anësor në organizmin e njeriut .

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *