Elefanti në jetët tona

 

Të gjitha kuptimet e simbolit të elefantit, nga bizhuteritë, tatuazhet e deri tek objektet e arredimit në shtëpitë tona

Të ardhur nga xhunglat e pafundme të Afrikës dhe shkretëtirat përcëlluese të Azisë dhe Lindjes së Mesme, elefantët simboli i fuqisë, pushtetit dhe autoritetit, ka kaluar kufijtë prej nga është identifikuar fillimisht, duke prekur si një totem, por jo vetëm, çdo cep të globit.

Një tatuazh, një byzylyk, apo varëse, objekt zbukurues, një dhëmb prej fildishi, këlysh i bardhë e një pafundësi shfaqjesh të kësaj krijese në jetët tona, vijnë me forcë përmes një dimensioni i cili kalon mitet dhe supersticionet, duke u kthyer në diçka të prekshme dhe frymëzuese për këdo që e mban.

Simbol në bizhuteri

Në kulturën hindu, simboli i elefantit lidhet drejpërdrejt me perëndeshën e fatit, Ganesha, duke u konsideruar si një bekim, para, lavdi dhe pushtet absolut për këdo që e mban atë në qafë, gisht apo krah, madje edhe një bri të fildishtë të kësaj krijiese paqësore. Ky mit i formësuar përmës dinjitetit dhe pushtetit absolut, shpesh i lidhur me mbretër e perandorë, lidhet pazgjidhshmërisht me fuqinë, por nga ana tjetër, reflekton qartazi edhe anën e butë, brishtësinë dhe natyrën lozonjare të një fëmije, aq sa në shumë vende është kthyer në një objekt të dashur për të vegjlit.

Është e habitshme sesi simboli i elefantit, është nga të paktat që nuk është zbehur nga kultura kristiane, madje vijon të jetë një ikonë e përkorë, durimi, dhe dëlirësie. Mbajtësit e simbolit të elefantit nuk e fshehin se janë nën mbrotjen e tij, një përkujdesje prej nga buron lumturia, fati dhe jetëgjatësia, e kjo ndoshta sepse për disa kultura aziatike kjo kafshë është një krijesë kozmike. Besohet se gratë që nuk lindin mbajnë këtë simbol përmes hajmalive apo një tatuazhi, duke shprehur hapur dëshirën për pasardhës.

Statuja në shtëpi

Vendosja e një statuje elefanti në shtëpi apo zyrë është fat. Kujdes vendoseni në derën kryesore, sepse sjell fat, mbrojtje dhe forcë në familje. Shumica e praktikuesve Feng Shui besojnë se këto statuja tërheqin dhe mbajnë brenda shtëpisë energji pozitive. Një elefant në dhomën e gjumit nxit dashurinë dhe besnikërinë mes dy njerëzve.

Statuja e një elefanti nënë me këlyshin e saj është si simbol i dashurisë dhe lidhjes mes nënës dhe fëmijës. Çiftet që duan të kenë një fëmijë, vendosin një statujë në dhomën e tyre të gjumit, si një simbol i pjellorisë.

Në varësi të materialit ky simbolik mund të jetë prej druri apo porcelani, prej kristali apo alabastre, elemente këto të cilat kanë vizibilitet në çdo kënd të shtëpisë. Por, bëni kujdes! Vendoseni në një vend, ku shpina e elefantit të jetë e pozicionuar nga hyrja e shtëpisë.

Tatuazhet

Elefanti nuk është vetëm një nga kafshët më të mëdha në botë, pasi përmes një tatuazhi disa milimetra, mund të themi shumë. Shumica e njerëzve që kanë tatuazhe elefant e konsiderojnë atë më shumë se një tatuazh. Ata e shohin atë si një lidhje me Tokën. Ata janë simbol i forcës, por edhe paqes.

Elefanti është simbol i suksesit në fenë hindu. Në alkimi, elefanti përfaqëson tregëtinë, prandaj nëse e shihni tatuazh tek dikush që merret me biznes, kjo tregon se ka kuptim.

Shumë nëna të reja e gdhendin në lëkurë, sepse kjo krijesë identifikon imazhin e pastër të një nënë të dedikuar: elefantët femra zakonisht bashkohen në tufa deri në 400 elefantë, për të rritur fëmijët e tyre.

 

Kur shfaqen në ëndrra

Nëse ju shfaqet në ëndërr një elefant, të jeni të sigurt se do të merrni një lajm vërtet të gëzueshëm. Që nga kulturat më të lashta, prania e elefantit në ëndrra është një ogur i mirë. Nëse e shihni veten duke ngarë një elefant, kjo tregon se shumë shpejt do të merrni një post të rëndësishëm, kjo mëshiron haptazi faktin që ju jeni një udhëheqës i lindur.

Ne, si elefantët

Elefanti dallon për vendosmëri dhe besnikërinë. Ata janë krijesa inteligjente. Në traditën budiste, Buda mori formën e një elefanti të bardhë, si një nga mishërimet e tij të shumta, kështu që pamja e rrallë e një elefanti të bardhë është manifestim i perëndive. Është vërtetuar shkëncërisht se elefantët janë në gjendje të komunikojnë përmes  telepatisë, një ngjashmëri e madhe kjo me njerëzit dhe kjo është e dukshme sidomos te emocionet e tyre: ata shfaqin dashuri, gëzim, xhelozi e madje zemërim, njësoj si njerëzit. Nuk do ta besoni, por ashtu si humanët, elefantët e rinj janë të lidhur pas nënave të tyre, derisa arrijnë moshën e rritur. Kur lind një këlysh, gjithë bashkësia ndodhet aty. Por, nga ana tjetër është vënë re tek elefantët e egër se ata mbajnë zi, madje derdhin lot kur një anëtar i tufës së tyre vdes. Madje, një fakt tronditës, por identik me atë njerëzor është se elefantët kanë kujtime të mahnitshme: kur dikush i keqtrajton, ata kërkojnë hakmarrje.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *