KreuBordo Men

Perëndimi i BlackBerry, arrin vetëm 0,0 për qind të tregut!

Gjiganti kanadez i telefonave smartfonë BlackBerry është drejt perëndimit, ku pjesa e tregut që zë është gati zero.

Këtë tendecë që prej kohësh ishte vënë re e konfirmuan të dhënat e kompanisë së analizave Garnter mbi shtijet botërore të smartfonëve.

Në tremujorin e fundit të vitit 2016 aparaturat e pajisura me sistemet operative të kompanisë kanadeze ishin pak më shumë se 200 mijë në një total prej 431 milionë të tregtuar gjithësej, për një pjesë të tregut që përllogaritet në 0,0 për qind.

Në fakt viti 2009 ishte kulmi i popullaritetit, ku BlackBerry kishte arritur të zinte 20 për qind të tregut, një smartfon në pesë ishte Blackberry.

Pavarpsisht këtyre të dhënave shumë negative kompania duket se nuk dorëzohet dhe do të jetë e pranishme me smartfonë të rinj në Mobile World Congress në Barcelonë në fund të muajit shkurt.

Sipas të dhënave të Gartner pjesën më të madhe të tregut të sistemeve operative e zë Android i Google me një kuotë të tregut në nivelin 81,7 për qind, i ndjekur nga iOS i Apple që arrin 18 për qind.

Pranë zero është edhe Windows Phone i Microsoft, që ka vetëm 0,3 për qind të tregut.

Për sa i përket prodhuesve, për vitin 2016 Samsung konfirmohet në krye të shitjeve me 20,5 për qind të tregut, i ndjekur nga Apple me 14,4 për qind. Në vend të tretë gjejmë gjigantin kinez Huawei që zë 9 për qind të tregut dhe OPPo në vend të katërt me 5,7 për qind.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF