KreuFashion

243 mijë dollar shitet telefoni i Hitlerit

Një telefon që ka përdorur lideri nazist Adolf Hitler, u shit në ankand për 243 mijë dollarë.

Andreas Cornfeld nga shtëpia e ankandeve historike ”Alexander”, që gjendet në Çizpik Siti, Merilend të SHBA-së, ka deklaruar se telefoni i kuq i është shitur një personi anonim, i cili e bleu me anë të telefonit aparatin telefonik të përdorur nga Hitleri.

Ankandi ka filluar me 100 mijë dollarë për këtë telefon të kuq, pas të cilit gjendet i shënuar emri i Hitlerit dhe simboli i partisë naziste.

Telefoni është gjetur pas vetëvrasjes së Hitlerit në vitin 1945, në vendstrehimin e tij, nga ushtarët sovjetikë.

Në ankand u shit edhe një figurinë qeni prej porcelani, që i përkiste Hitlerit, për 24,300 dollarë.

te ngjashme

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF