BORDO mes revistave prestigjoze

Shpesh kemi marrë komente vlerësuese nga markat prestigjioze të huaja, që janë të pranishme çdo numër në faqet e BORDO, të cilat e kanë cilësuar si një pikë referimi të modës në Shqipëri. Komentet na kanë përkëdhelur padyshim, por edhe na kanë nxitur të punojmë më fort për të qenë brenda standardeve të mediave simotra nëpër botë.

Sot në mëngjes, në adresën e BORDO erdhën këto foto të shkëputura nga showroom-i në Itali i markës së njohur të aksesorëve ‘Tosca Blu’, ku kopertina jonë shfaqet krah atyre të revistave më prestigjioze evropiane si: Cosmopolitan, Grazia, InStyle, Madame, Tusty.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *