Cristiano Ronaldo dhe Angelina Jolie bashkë… në një serial televiziv!

Ekipi i aktorëve na lë gojë hapur por projekti është ajo që është më interesante. Sulmuesi i Real Madrid dhe ylli amerikan shumë shpjet do të xhirojnë së bashku një sei televizive turke. Projekti është treguar nga regjizori Eyup Dirlik në gazetën “Turkish Football”.

E titulluar “Hayat Koprusu”, kjo seri ndjek rrugëtimin e një familje siriane në azil në Turqi dhe është pikërisht këtu që kuptojmë gjithë esencën e këtij ekipi aktorësh kaq shumë premtues.

Në fakt si Cristiano Ronaldo dhe Angelina Jolie mbështesin kauzën e refugjatëve sirianë. Dhjetorin e kaluar, futbollisti katër herë Top i Artë, tregoi se di të jetë edhe bujar duke i bërë një dhuratë OJQ-së, “Save the Children”.

Kjo dhuratë i mundësoi OJQ-së furnizimin e kampeve të të shpërngulurve me ushqime, ilaçe dhe veshje.

“Ne e dimë se po vuani shumë. Unë jam një lojtar i famshëm, por ju jeni heronjtë e vërtetë. mos humbisni shpresën. Bota është me ju. Ne ju duam, unë jam me ju”, theksonte Ronaldo në mesazhin e tij.

Ambasadore pranë Komisariatit të Lartë për Refugjatët, Angelina Jolie vepron në terren prej shumë vitesh. Aktorja nuk harron në asnjë rast të sensibilizojë opinionin publik dhe përgjegjësit politikë me kauzën e të shpërngulurve.

Aktorja dhe regjizorja ishte kohët e fundit në Kamboxha për të prezantuar filmin e saj të radhës “First They Killed My Father” në të cilin tregohet periudha e diktaturës së Kmerëve të Kuq.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *