KreuBordo Men

Ferrari 812 Superfast, supervetura më e re me 800 kuaj fuqi

Ferrari citon edhe një herë të kaluarën e tij duke prezantuar në Sallonin e Gjenevës 2017 (9-19 mars) modelin më të fundit 812 Superfast. Në fakt ky do të jetë modeli që zëvendëson F12-ën. Me një peshë prej 1 525 kg, kjo coupé e re e Kalit arrin një shpejtësi maksimale prej 340 km/h dhe i duhen vetëm 2,9 sekonda që të arrijnë 100 km/h.

Për të rinovuar modelin sportiv V12, teknikët e shtëpisë së Kalit kërkuan që të tejkalojnë edhe modelin F12tdf, duke ofruar prestacione rekord. Motori 6,5 litra çliron 800 kuaj fuqi dhe arrin 8 500 xhiro si dhe ka një forcë tërheqëse prej 718 Nm. Marshet janë automatike me dopio freksion.

Më shumë fjalë janë të tepërta. Shijoni këtë mrekulli të teknologjisë automobilistike në galerinë tonë të fotove.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF