Albawings, sjell Italinë më afër 0 201

Çfarë do të bëjmë këtë fundjavë?! Kjo është pyetja që shpesh bëjmë, pasi përfundojnë ditët e punës, dhe mundohemi të zgjedhim një vend për t’u relaksuar. Po sikur t’ju jepnim ne një ide? Albawings ju sugjeron destinacionet më të mira në Itali. Mund të zgjidhni mes Riminit, Veronës, Ankonës, Firences, Barit, Bolonjës ose Trevizos, qytete që ofrojnë kulturën e pasur, kulinarinë e rafinuar dhe momente që nuk do të shlyhen lehtë nga kujtesa. Dhe mos harroni! Në çdo udhëtim drejt Italisë, bashkëudhëtare me ju, për t’jua bërë fluturimin sa më të këndshëm, do të keni revistën BORDO.

 

 

Rimini

Është qyteti i të madhit Federico Fellini. Ndër argëtimet që sugjerohen janë fshati San Giuliano që njihet për ngjyrat e tij spektakolare, pjatat tipike dhe ushqimet artizanale të zonës, parqet tematike dhe një plazh që ofron një pamje çlodhëse përballë Adriatikut.

Verona

Qyteti i Romeo dhe Zhulietës, qyteti i dashurisë. Është e kotë të themi se duhet vizituar ballkoni i famshëm i çiftit më të njohur në botë dhe historisë që ka prekur shumë zemra. Gjithashtu mund të vizitoni “Arena di Verona”, një amfiteatër spektakolar i kohës romake. Një tjetër shembull i arkitekturës romake është Kisha “San Zeno Maggiore”. Urat e Veronës janë diçka që nuk duhen humbur ashtu si sheshet e shumta. Kuzhina? Është shekullore dhe ndër më të mirat në Itali.

Ankona

Teatri i Muzave, një arkitekturë unike që ka një histori shumëshekullore. Gjithashtu duhen vizituar disa kisha mahnitëse dhe Muzeu Arkeologjik. Për të apasionuarit pas detit janë të shumta vendet që mund të vizitohen. Specialiteti kulinar është peshku dhe verërat e zonës që mbahen si më të mirat në Itali.

Firence

Ka aq shumë gjëra për të parë dhe shijuar në Firence sa do të na duhej një shkrim i tërë. Padyshim që “Duomo” dhe “Ponte Veçhio” duhen vizituar patjetër. Sa i përket ushqimit, Firence është e famshme për biftekun tradicional dhe një sërë pjatash të thjeshta dhe bio.

Bari

Lungomarja e Barit mund të jetë një vend tejet shplodhësh për sytë dhe trupin. Një shëtitje nën ndriçimin e fenerëve, apo një gotë verë me pamje nga Adriatiku. Gjithashtu është i famshëm për një sërë ndërtimesh shekullore, Muzeun Arkeologjik etj.

Bologna

“Parco della Montagnola” është një ndër vendet më të vizituara të qytetit. Një qytet me një histori të hershme dhe arkitekturë si rrallë ndonjë qytet tjetër. “Libreria Coop Ambasciatori” është vendi perfekt për të lexuar dhe shijuar pjatat më të mira në qytet.

Trevizo

“Qyteti i ujit dhe i artit”. Kështu përshkruhet nga turistët ky qytet. Një emër që flet shumë për historinë e artit të këtij qyteti. Lumenjtë dhe urat e shumta do t’u çlodhin dhe do t’u bëjnë që mendja të udhëtojë në kohë. Si çdo qytet italian, kuzhina është një ndër pikat e forta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *