KreuBusull

Actekët i zhduku salmonela!

Përgjegjëse për zhdukjen e actekëve në shekullin XVI mund të ketë qenë salmonela e sjellë nga Evropa nga ushtarët spanjollë nën urdhërat e Hernan Cortes.

Ky zbulim erdhi nga analizat e ADN-së të disa prej viktimave, një studim i drejtuar nga Johannes Krause i institutit ”Max Planck” në Jena dhe të publikuar në “bioRxiv”.

Kur “conquistadores” e parë mbërritën në Meksikë, në vitin 1519, vlerësohet se rajoni banohej nga një popullsi prej 25 milionë personash, por vetëm një shekull më vonë numri zbriti në një milion.

Dihej se arsyeja kryesore e kësaj rënieje demografike nuk ishte thjesht lufta me evropianët, por në pjesën më të gjerë sëmundjet e ardhura që ende nuk ekzistonin në Botën e Re.

Megjithatë, ende dihet shumë pakë se cilat ishin arsyet e këtyre epidemive.

Shumë mendonin për fruthin, linë apo tifon, por duke analizuar ADN-në e disa actekëve të vdekur në vitet 1545-1550,  studiuesit gjermanë kanë gjetur praninë e salmonelës.

Kjo sëmundje sot ka një nivel vdekshmërie të ulët, por sipas studiuesve në atë kohë ky bakter përbënte një risi për sistemin imunitar të actekëve që u shndërruan në viktima të lehta.

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF