Rrjeti i Ecomarket çel supermarketin e 16-të

 

Rritja e kërkesave nga klientët ka bërë që Ecomarket të zgjerojë rrjetin e saj në kryeqytet. Më datë 24 Shkurt është çelur supermarketi i 16-të në zonën e Rrugës së Kavajës pranë Parkut të Autobuzave, i cili ofron për qytetarët e zonës çmimet më të mira në treg dhe shërbim cilësor.

E veçanta në këtë supermarket qëndron në këndin e produkteve të freskëta si perimet apo frutat, të cilat janë përzgjedhur me përkujdesjen më të madhe për çdo qytetar. Mishi i freskët, bulmeti dhe sallameria nuk mungojnë në këtë supermarket. Risi është këndi i produkteve BIO, e cila përfshin një gamë të gjerë me produkte organike, pa gluten të shëndetshme që i kanë munguar për një kohë të gjatë tregut.



Supermarketi në Rr. Kavajes ka krijuar mundësinë për të patur dhe një kënd me veshje për fëmijë. Veshjet janë  gjermane të një cilësie tepër të lartë dhe me çmime shumë ekonomike. Vlen për të përmendur aspekti social që rrjeti i supermarketeve mbështet, pasi të ardhurat për këtë kënd të mrekullueshëm me rroba për fëmijë shkojnë për bamirësi.

Rrjeti i Supermarketeve Ecomarket veçon nga të tjerët, nga shërbimi dhe cilësia e produkteve, por jo vetëm. Benefitet e klientëve qëndrojnë dhe nga përfitimet me kartën e besnikërisë ku çdo klient mund të anëtarsohet lehtësisht dhe të përfitoj pazar falas me pikët e grumbulluara nga blerjet e përditshme. Kjo është edhe vetë arsyeja se përse një klient duhet të bëjë blerje ne Ecomarket, ku përveç çmimeve ekonomike, produkteve në ofertë dhe cilësore përfitojnë dhe Pazar Falas nëse janë kliente besnike.

Të ushqehesh shëndetshëm në Ecomarket nuk është problem por zgjidhje.

Sepse Ecomarket do të thotë : Jeto shëndetshëm!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *