Brad Pitt e provon sërish me Jennifer Aniston 0 153

U bënë gjashtë muaj që prej ndarjes së çiftit të famshëm Brad Pitt-Angelina Jolie. Por, duket se Brad Pitt i ka kthyer sërish sytë nga ish-i i tij Jennifer Aniston. Sipas një burimi para disa ditësh, Pitt i ka çuar një mesazh urimi Aniston në ditëlindjën e saj të 48-të. Komunikimi i tyre interaktiv ka vazhduar edhe më tëj, duke kujtuar edhe momente nga e kaluara e tyre si çift.



 

“Brad i ka folur Jennifer për kohën e vështirë që po kalon, pas ndarjes dhe ajo i ka dhënë mbështetjen e saj”, është shprehur një burim. Por për të gjithë ata që po mendojnë se mund të ketë sërish diçka mes Pitt dhe Aniston, duhet thënë që kjo nuk është aspak e vërtetë. Bashkëshorti aktual i Jennifer, Justin Theroux është në dijeni për komunikimin e gruas së tij me ish-in e saj dhe ai është tejet i kënaqur që Jennifer po e mbështet Brad në këto çastë të vështira që ai po kalon.

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston kanë qenë të martuar dhe kanë qëndruar së bashku nga viti 1998 deri në vitin 2005, ku më pas Pitt u dashurua me Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit “Mr. and Mrs Smith”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *