I dashuri i Luana Vjollcës nuk fshihet më. E komplimenton atë publikisht.

Luana Vjollca nuk ka folur asnjëherë për jetën e saj private. Edhe pse prej kohësh ajo po jeton një histori të bukur dashurie, çifti është treguar shumë diskret duke mos u shfaqur shumë në publik. Luana Vjollca është në një marrëdhënie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj. Dhe kjo tashmë është fakt. Për herë të parë, Çoçaj është bërë prezent në instagramin e Luanës, duke i bërë një kompliment të bukur, të dashurës së tij në një foto të postuar prej saj. “Vetëm ti mund të jesh kaq seksi dhe e ëmbël njëkohësisht”, shkruan Krenari në foton e postuar nga Luana. Bukuroshja e Top Channel nuk i ka kthyer një përgjigje të dashurit të saj, por me siguri e ka bërë atë privatisht.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *