Toptani Shopping Center, një eksperiencë unike në kryeqytet 0 1315

Një ceremoni e denjë për t’u krahasuar me tapetin e kuq, ishte inagurimi i Qendrës më të re Tregtare Toptani, mbrëmjen e djeshme. E gjendur në zemër të Tiranës, me një sipërfaqe prej 60.000 m2, dhe 8 kate retail, bare restorante dhe ambiente argëtimi për fëmijë, Toptani do të jetë destinacioni dhe vendtakimi i preferuar për të gjithë në zemër të kryeqytetit. Kjo qendër do të sjelli 81 marka ndërkombëtare, duke e kthyer blerjen në kënaqësi me larmishmërinë e zgjedhjeve. 4 kate parkimi nëntokësor me 600 poste parkimi do të jenë në dispozicion të klientëve të qendrës. Me një dizajn unik dhe shumë komod, një arkitekturë mbreslënëse, kjo qendër ishte dhe ndalesa e parë e personazheve të njohur mbrëmjen e 2 Mars. Markat më të famshme botërore, duket se tanimë ishin pozicionuar në dyqane dhe i jepnin mundësi vizitorëve të mahniteshin nga prurjet e reja. Aktivitetet e kësaj ceremonie ishin të shumta, që tek fillimi i ceremonisë e deri tek të ftuarit Vip që nuk munguan atë mbrëmje.

 

Krahas markave të famshme, Toptani ka shumë për të ofruar: bare, restorante, kinema dhe ambiente argëtuese për të gjithë. Pas një fjalimi të gjatë rreth kësaj iniciative, të gjithë me gota në duar, patën mundësinë të shijojnë nga afër çdo dyqan, i cili veçanërisht kishte organizuar një mini event me klientët besnikë. Në këtë natë përurimi, dyqanet kishin vendosur të bënin ulje, për të tërhequr menjëherë klientët e parë. Në këtë ceremoi morën pjesë personazhe të njohur, drejtues nga fusha e biznesit dhe medias, e shumë personalitete nga arti dhe kultura në vend.

 

Ky projekt i kompanisë prestigjoze Gener, e njohur për një portofol të gjerë biznesi që përfshin zhvillimin urban, ndërtimin, energjinë, telekomunikacionin dhe pasuri të paluajtshme, është menduar të jetë një destinacion i ri për të gjithë blerësit, duke i kthyer dhe njëherë gjallëri sheshi dhe pedonales, kaq pranë qendrës. Aktive, gjithëpërfshirëse, duke ofruar mundësinë për të gjetur gjithçka brenda saj, Toptani do të shndërrohet në zgjedhjen e preferuar të blerësve.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *