Jonida Vokshi Kujtimet që më lidhin me Parisin. 0 216

 

Një emër i dashur për publikun, qoftë si imazh, moderatore dhe aktore. Kur flasim për teatrin, Jonida Vokshi ka treguar se ka ditur të realizojë rolet e saj. Nëse e pyesim cilat janë vendet e preferuara, ajo ka plot për të treguar. Ndaj vendos t’i rrëfejë për lexuesit e “Bordo”, duke zbuluar edhe të veçantat e tyre.

“Digitalb”, i veçantë në eksperiencën e punës

Për Jonida Vokshi “Digitalb” mbetet një nga vendet më të veçanta. “Është vendi ku jam rritur, në të gjitha aspektet. Më shumë se 6 vite punë, eksperiencë dhe kënaqësi, duke filluar që në vitet e para për të bërë spotin e rradhës, e më pas me përgatitjet dhe emocionet sezon pas sezoni për emisionet ‘Arti’, ‘180 Gradë’ e së fundmi ‘Thurje”.

Parisi, kryeqyteti që nuk mërzitet t’i rikthehet

Kryeqyteti i Francës ka një magji unike për Jonidën. “Parisi është qyteti ku nuk mërzitem asnjëherë. Ka një magji që reflekton çuditërisht tek unë dy ndjesi: Sikur kam një jetë që jetoj në atë vend, por edhe sikur gjithmonë është hera e parë që shkoj. Aty kam kujtime shumë të bukura, pasi kam shkuar me njerëzit e mi më të dashur”.

Teatri, jo vetëm për punë por dhe si relaks

Edhe këtë sezon vjeshte teatri i ka falur jo pak. “Këtë vend, jo domosdoshmërisht e lidh me punën, pavarësisht se kam kryer studimet e larta për teatër. Për mua është dhe një pjesë e bukur relaksi që e preferoj. Nuk ka kaluar shumë kohë që më dukej sikur flija dhe zgjohesha aty për shkak të provave, e pastaj shfaqjeve të komedisë “Kujtesa e Ujit”

Bar “Noel”, për një gotë verë me miqtë

Ndryshe nga baret e tjera, ai për artistët mbetet një nga vendet më të dashura. “Pavarësisht se bar “Noel” lidhet shumë me teatrin, pasi është vendi ku rrinë artistët, për mua është më shumë se kaq! Kam një lidhje të ngushtë me atë vend dhe janë ato momente të qeta që kërkoj gjatë ditës, për të shijuar një gotë verë me miqtë e mi”.

Prishtinë, rikthim me dashuri

Aktorja e serialit komik “O sa mirë” nuk mund të harrojë Prishtinën. Ajo jeton në Tiranë, por edhe Prishtina mbetet një vend i dashur. “Prishtina, sepse nisi gjithçka me serialin “O sa mirë”, ku për 3 vite radhazi jeta ishte e ndarë mes Prishtinës dhe Tiranës. Edhe në mungesë të xhirimeve, i rikthehem Prishtinës përherë me shumë dëshirë e dashuri”.

Universiteti i Arteve, dikur studente, sot pedagoge

Si çdo artist, edhe ajo nuk mund të qëndrojë dot larg këtij vendi. “Universiteti i Arteve, një ndër vendet ku kam kaluar pjesën më të bukur, të rëndësishme, të angazhuar dhe të gjatë të jetës. Dikur isha studente, tani pedagoge! Ky vend më ka mbushur përherë me energji pozitive, eksperiencë dhe forcë për të vazhduar gjithmonë përpara”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *