Vodafone prezanton program rekrutimi, për femrat e shkëputura nga karriera 0 74

–      Vodafone Group prezanton programin “ReConnect” në 26 vende nepër botë për të rikthyer në punë femra të talentuara që janë shkëputur nga karriera prej vitesh

–      Kjo iniciativë unike globale  pritet të  rris me 10% numrin e femrave në role drejtuese në 3 vitet e ardhshme

–      Vodafone Albania I bashkohet kësaj nismë globale

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kompania globale e telekomunikacionit Vodafone Group njoftoi zbatimin e një  iniciative dedikuar  rritjes së mundësive dhe rolit të gruas në tregun e punës.

 

“Vodafone Reconnect” është programi më i ri i lançuar sot nga Vodafone në 26 vende ku operon, përfshirë edhe Shqipërinë, me qëllimin e vetëm për të nxitur rikthimin në punë të femrave profesioniste,  të cilave ju është dashur të shkëputen nga karriera e tyre për arsye të ndryshme. Reconnect synon të rikthej këto femra profesioniste në  tregun e punës duke i ofruar fleksibilitet në  punë dhe punë me kohë të pjesshme.  Kjo nismë globale e Vodafone i shtohet programeve dhe mundësive që Vodafone i ofron femrave me qëllimin e vetëm që kontributi i tyre në tregun e punës të mos mungojë.

 

Në vitin 2015, Vodafone prezantoi globalisht një nismë lehtësuese për lejet e lindjes. Sot, femrat që punojnë në Vodafone përfitojnë  mbi 16 javë leje lindje të paguar me pagë të plotë dhe pas lejes së lindjes të gjitha nënat pasi rikthehen në punë paguhen me pagë të plotë edhe pse punojnë me pak orë se orari zyrtar.  Në këtë mënyrë kompania mbështet femrat dhe lehtëson proçesin e rikthimit në punë si dhe i kursen  atyre shqetësimin mbi të ardhurat dhe karrierën e tyre.  Reconnect vjen si një sukses tjetër në politikat e kompanisë ndaj femrave dhe pritet që pas përfundimit të programit të  rekrutoj në role drejtuese dhe menaxheriale në Vodafone nëpër botë mbi 500 femra profesioniste.

Programi “Reconnect”  u ideua pas një studimi nga  KPMG nga i cili rezultoi se rreth 96 milion femra profesioniste nëpër botë të moshës 30-54 vjeç janë  shkëputur nga karriera. Sipas studimit, ritkhimi i këtyre femrave në tregun e punës do të influencoj në rritjen e aktivitetit ekonomik global me 151 miliard £ në vit dhe të ardhurat familjare të rriten me  419 miliard £ në vit.

Pjesë e këtij programi do të jetë edhe dega e Vodafone Group në Shqipëri, Vodafone Albania. Sipas të dhënave të marra nga Vodafone Albania, rreth  55% e punonjësve të Vodafone Albania janë femra. Kjo shifër tregon fokusin dhe mbështetjen që kjo kompani i jep zhvillimit dhe kontributit të femrës në tregun e punës duke i konsideruar tepër të rëndësishme në mbarëvajtjen e punëve dhe garantimit të suksesit të kompanisë Vodafone edhe në Shqipëri.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *