Çfarë kanë të përbashkët kryeministrja e Britanisë dhe George Clooney? 0 138

Kur Theresa May, papritur zëvendësoi David Cameron si kryeministrja e Britanisë, gazetarët menjëherë filluan të investigonin për jetën e saj personale. Zonja May gjithnjë ka qenë një natyrë shumë private, por një detaj nga jeta e saj ka dalë në dritë: Ajo ka në proësi të saj një fshat të vogël, disa orë larg qendrës së Londrës, në lumin Thames. Kur ajo nuk ndodhet në apartamentin e saj, ose shtqpinë në rrugën Downing St., ajo dhe I shoqi I saj udhëtojnë drejt shtëpizës të ndërtuar në fshat. Komshinjtë e saj përfshijnë: Boris Johnson, kitaristin e Led Zeppelin Jimmy Page, iluzionistin Uri Geller etj.



Edhe këngëtarja e njohur Taylor Swift, apo Brad Pitt dhe Angelina Jolie po konsiderojnë të blejnë një shtëpi të illë në këtë zonë luksoze.

Gjithsesi, ndoshta komshinjtë e preferuar të zonjës May janë Geroge dhe Amal Clooney, të cilët kanë blerë një shtëpi luksoze me plot 9 dhoma gjumi në znën Sonning, gati 2 vjet më parë. Shtëpia që daton që në shekullin e 17, ka një hapësirë gjigande, një pishinë, fushë tenisi, spa etj. Restaurimi I vilës, mendohet të ketë kushtuar plot 20 milionë paundë, dhe mendohet që ata do të zhvendosen për të jetuar aty në Prill të këtij viti.

Po pse Sonning është kaq e preferur për personazhet e njohur?

Është një fshat shumë paqësor, me ndërtesa të mrekullueshme, ka afër një teatër, restorante shumë të mira, shkolla, e një nga gjërat më të rëndësishme është privatësia, pra asnjë paparazzi nuk ka akses të shkrepë foto në këto rezidenca.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *