Schwarzenegger largohet nga emisioni “The Apprentice” 0 22

Arnold Schwarzenegger njoftoi se do të largohet nga emisioni televiziv “The New Celebrity Apprentice”, ku kishte zëvendësuar Donald Trump-in si prezantues.

Ndonëse është bërë president i SHBA-së, Donald Trump nuk ka pushuar se kritikuari pasuesin e tij dhe emisionin për shikueshmërinë e tij të ulët.

“Kam adhuruar çdo sekondë të punës time me NBC-në dhe Mark Burnett. Të gjithë, nga yjet e ekipit të emisionit deri tek shërbimet e marketingut meritojnë vlerësim maksimal dhe me siguri që do të punojë sërish me ta në një emision që nuk ka këtë tematikë”, deklaroi ai në një komunikatë që është publikuar nga e gjithë media amerikane.

“Me Trump të implikuar me emisionin, njerëzit nuk duan më të marrin pjesë si spektatorë apo sponsora apo në ndonjë formë tjetër për të mbështetur emisionin”, kishte shpjeguar Schwarzenegger për revistën “Empire”.

Aktori pohoi gjithashtu se vazhdon të marrë kritika pozitive për performancën e tij. Por sipas atij njerëzit nuk mund të shohin më emisionin kur shohin të shfaqet emri i Donald Trump si producent ekzekutiv.

“Kur njerëzit zbuluan se Trump ishte akoma i përfshirë si producent ekzekutiv dhe vazhdonte të merrte para nga emisioni, gjysma e tyre filluan ta bojkotojnë”, thotë aktori.

Donald Trump, prezantues i emisionit në vitet 2008-2014 dhe Schwarzenegger janë përballur shpesh herë me mesazhe në “Twitter” kur shifrat e audiencës ranë.

Audienca ra në katër milionë telespektator në janar, nga 6,5 milionë që ishte për epizodin e parë të sezonit të fundit të Donald Trump si prezantues para dy vitesh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *