Paradoks social – Kush përdor shumë rrjetet sociale ndihet i izoluar!

Koha e kaluar në rrjetet sociale mund të trefishojë ndjesinë e të qenurit socialisht të izoluar, sipas një kstudimi të publikuar në revistën “American Journal of Preventive Medicine” që ka studiuar sjelljet e 1 787 personave nga mosha 19-32 vjeç në SHBA.

Testet e menduara në vitin 2014 nga studiues të Universitetit Pittsburgh në Pensilvani kishin të bënin me sasinë e kohës të kaluar në platforma të ndryshme si Facebook, YouTube, Twitter, Instagram, Snapchat, Pinterest dhe LinkedIn.

Studiuesit zbuluan se personat që kalojnë më shumë se dy orë në ditë ishin dy herë më të prirur për t’u ndjerë socialisht të izoluar në raport me ata që i përdorin për më pakë se gjysmë ore në ditë.

Për më tepër, ata që kishin vizituar platformat sociale 58 herë ose më shumë në javë kishin tre herë më shumë rrezik që të ndiheshin socialisht të izoluar se sa ata që i përdornin më pakë se nëntë herë në javë.

Sipas autorëve të studimit, kjo vjen nga fakti që koha e shpenzuar në rrjetet sociale zëvendëson atë të komunikimit ballë për ballë. Por, ka edhe një shpjegim tjetër përse ndjesia e përjashtimit rritet, sepse në rrjetet sociale përdoruesit shohin miqtë e tyre të argëtohetn në evente të ndryshe në të cilat nuk kanë marrë pjesë.

Është e mundur që ata që fillimisht ndiheshin sicialisht të izoluar ia janë kthyer rrjeteve sociale, ose mund të jetë se përdorimi i gjerë i platformave sociale mund të ketë bërë që disa përdorues të ndihen të izoluar nga bota reale, ose një kombinim i të dyjave”, thekson koordinuesja e këtij studimi, Elizabeth Miller e Universitetit të Pittsburgh.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *