Ja si kanë zgjedhur të urojnë ditën e gruas VIP-at shqiptarë 0 329

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Nëse në botë njihet si ditë proteste, për të kërkuar të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, në Shqipëri kjo ditë është quajtur më së shumti si ditë feste. Dhe pse jo, nëse gratë tona ndihen mirë duke festuar, le ta bëjnë! Le të jetë kjo dita e tyre për ta kaluar ashtu siç ato ndihen më mirë. Të festojnë, apo të protestojnë le të jenë të lira për të zgjedhur. Të gjithë ne vijmë në jetë nga një femër. Ndaj për secilin prej nesh, femrat e jetës tonë janë të shenjta dhe meritojnë respektin e dashurinë e gjithë botës. Edhe VIP-at shqiptarë sot kanë zgjedhur ca fjalë zemre, për gratë në jetën e tyre. Personazhet e njohur të showbizit shqiptar, kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të uruar nënat, gratë apo femrat, në këtë ditë të gruas. Ne ju sjellim disa prej tyre, përmes kësaj galerie fotosh.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *