Mirjeta Shala tregon foton e parë të bebit 0 123

Modelja shqiptare është bërë nënë për herë të parë këtë të mërkurë. Mirjeta Shala së bashku me partnerin e saj Roni janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Bardh. Bukuroshja me origjinë nga Kosova ka ndarë para pak minutash një foto tejet të ëmbël në llogarinë e saj në instagram, duke na uruar mirmëngjes së bashku me të voglin vetëm dy ditësh. “Mirmëngjes nga unë dhe ëngjëlli im Bardh”, shkruan ajo nën foto. Mirjeta prej 3 vitesh po jeton në Amerikë, ku po zhvillon karrierën e saj si modele. Ajo është një ndër modelet e preferuara të stilistes së njohur Sheril Hill. Një sukses tjetër në karrierën e saj si modele ka qenë edhe bashkëpunimi me markën e njohur Loreal, ku Mirjeta Shala është imazhi i bojës së flokëve të kësaj firme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *