Shenja zodiakale e Peshqve, disa fakte që nuk i dinit 0 304

Meqë jemi në muajin e shenjës zodiakale të peshqve, ne ju sjellim disa tipare apo disa fakte, që nuk i dinit për këtë shenjë. P.sh e keni menduar ndonjëherë se cilat janë pushimet që i përshtaten një personi të shenjës së peshqve, apo se çfarë pije i shkon karakaterit të kësaj shenje? Po gurin tuaj të çmuar e dini? Apo se çfarë lloj grimi do t’i shkonte një shenje peshq?! Zbulojini të gjitha tani.

Horoskopi kokejl

Si një shenjë e ujit, peshqit janë në përgjithësi krijues dhe intuitivë, kjo është arsyeja që duan pije të cilat mund të jenë të pazakonta, një koktejl që dinë të shijojnë vetëm ata, duan të provojnë pijet klasike me ato moderne, për të përfituar shije vërtet unike.

Përgatitja: Prisni një kastravec në feta dhe përziejeni me rum të bardhë, lëng ananasi dhe lëng të freskët limoni. Përziejeni dhe në fund shtojini shurup bajame e feta kastraveci.

Horoskopi destinacione pushimesh

Las Palmas, ishujt Canary

Ti je ëndërrimtar, ke një nivel të lartë të imagjinatës dhe natyrë kreative. Lundrimi me jaht përreth ishujve Canary do të përforconte dashurinë për oqeanin. Plazhet idilike të Canarias do të të ofronin hapësirën që kaq shumë të duhet për të medituar dhe reflektuar në qetësi totale.

Horoskopi i vererave

Pija Juaj: Pétillant-Naturel

Pse: E urreni faktin që një verë mund të mbahet në shishe dhe të shitet sipas etiketës, ndaj preferoni ta çlironi nga qelqi. Jo më kot preferoni verëra me flluska të lehta, të cilat ju pëlqën t’jua servirin në ftohës. Kjo verë nuk është agresive, nuk ka sheqerna të shtuar, ka shije pak të athët përzier me aroma lulesh, ç’ka mëshiron shpirtin tuaj të lirë.

Horoskopi i bukurise

Guri: Aquamarine/Element: Uji

Shikim depërtues! Ju keni mundësinë të jeni e pranishme ngado, sepse keni gjithmonë një pamje të freskët: andaj ju mjafton një krem hidradant DTRT për t’u ndierë në universin tuaj. Përdorni një vijëzues Covergirl për të krijuar disa hije delikate aquamarine për sytë, duke nxjerrë në pah tiparin më të shkëlqyer nën efektin e Midnight Fleur, e në fund mbylleni ditën me maskën Fleur’t.

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *