KreuBordo Men

70 vite më parë lindte Ferrari

Ishte më 12 mars 1947, fiks 70 vite më parë, që Enzo Ferrari ndei modelin 125 S, vetura e parë që mban emrin e tij.

Atë ditë provash në rrugët e Maranelos filloi historia moderne e Ferrari-t

Gajtë vitit 2017, rreth 60 vende do të presin iniciativat për përvjetorin e Ferrari-t, ku në secilin eveniment do të jetë e pranishme modeli bashkëkohor simbol i 70 viteve të markës, LaFerrari Aperta.

Festimet do të arrijnë kulmin në fundjavën e 9-10 shtatorit, në Maranelo, që do të shoqërohen nga shumë evenimente që do të përkujtojnë historinë e markës së Kalit.

Kompania ka krijuar edhe një faqe interneti që i dedikohet këtij përvjetori, www.ferrari70.com

Gjeni në galerinë tonë të fotove modelet Ferrari që kanë bërë historinë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF