Angelina Jolie tregon për herë të parë tatuazhin, që e ndau nga Brad Pitt

Ajo është e njohur për pasionin që ka për të bërë tatuzhe në trup. Mediat e huaja kanë publikuar disa tatuazhe të Angelina Jolie, të cilat aktorja i ka bërë vetëm pak kohë para se të ndahej nga Brad Pitt. Në shpinën e saj Jolie kishte vizatuar tatuazhe të stilit tajalndez nëpërmjet modeleve gjeografike dhe formave të kafshëve. Tatuazhi është realizuar nëpërmjet një artisti tajlandez, i cili ka përdorur një gjilpërë çeliku kirurgjikale, për të futur bojën në trupin e aktores, një metodë e lashtë por shumë e dhimbshme, por që qëndron në trup më gjatë se çdo mënyrë tjetër tatuazhi. Në të njëjtën kohë, edhe Brad Pitt bëri një tatuazh të kraharorin e tij, nga i njëjti artist. Kuptimet e tatuazheve të Pitt dhe Jolie, nëpërmjet simboleve shprehin lidhjen e përhershme si burrë e grua, por që për ironi të fatit, vetëm pak javë pas bërjes së këtyre tatuve, çifti i dhanë fund martesës. Mos vallë ky lloj tatuazhi, në të vërtetë ishte një mallkim, që i ndau?!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *