40 personazhet Vip që ishin të ftuar në festën e Big Brother Albania 9 0 498

“Ejani në një festë të pazakontë mes atyre që ju kanë lënë pa gjumë”, kjo ka qenë ftesa që organizatorët e Big Brother kanë shpërndarë për personazhet e njohur të shoëbizit shhqiptar. Në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë, producentja Lori Hoxha së bashku me stafin e Big Brother Albania 9, organizuan dje një mbrëmje me shumë të ftuar, për të promovuar kështu edicionin e ri të Big Brother Albania, i cili starton këtë të shtunë në Top Channel. Ndër të pranishmit, sigurisht që ishin edhe pjesmarrës të edicioneve të kaluara të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të cilët kujtuan edhe një herë ndodhitë që kanë lënë pa gjumë mijëra shikues. Nuk mungoi edhe tapeti i kuq, nga ku të ftuarit bënë parakalimin e tyre. Më tej në ambientet e hotelit luksoz, të pranishmit patën mundësi të shijonin një mbrëmje të këndshme nën tingujt e muzikës dhe pijeve të tyre të preferuara.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *