Lulja Deizi e Suada Sherifit feston 6 mujorin

Ish-miss Shqipëria Suada Sherifi është bërë nënë për herë të parë në Shtator të vitit të kaluar. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të bukur, të cilën e ka quajtur Deizi. Lulja Deizi, dje ka festuar 6-mujorin e lindjes dhe mami Suada nuk ka mundur t’i rezistojë tundimit për ta ndarë me ndjekësit e saj në snapchat këtë ditë të shënuar të së voglës së saj. Deizi e veshur me një fustan  të bardhë, dukej me të vërtetë si një lule e vogël, ashtu siç ka dhe emrin. Nuk mund të mungonte edhe torta, e cila ishte realizuar në formën e lule së deles. Epo, s’ kishte si të ishte ndryshe! Suada duket se po i shijon më së miri ditët e bukura të mëmësise, pasi ajo herë pas here ndan foto të mrekullisë së saj të vogël, në rrjetet sociale. Edhe 100 vite të lumtura Deizi bukuroshe!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *