KreuFashion

Mirëqënie psiko-fizike vetëm me dy lugë vaj ulliri në ditë

 

Pak vaj ulliri, me sa duket nuk shton vetëm shijen në tryezë, por edhe bukurinë dhe mirëqënien psiko-fizike. Veçanërisht dy lugë në ditë fuqizojnë neurogjenezën e trurit dhe luftojnë plakjen.

Janë kërkuesit e Institutit të Biologjisë Qelizore dhe Neurobiologjisë në Romë ata që sugjerojnë sërish këtë metodë të përdorur nga gjyshet, pas një studimi të zhvilluar për të kuptuar më mirë rolin mbrojtës  të polifenoleve që gjende  me shumicë tek vaji i ullirit.

“Qëllimi i eksperimentit tonë  ishte të tregonim  se marrja e polifenoleve që gjenden tek vaji i ullirit stimulon lidhjet nervore mes neuroneve dhe diferencimin e trurit tek gjitarët”, qartëson Marco Fiore, një prej autorëve të kërkimit, duke theksuar se sipas rezultateve u vu re  se polifenolet luajnë një rol të rëndësishëm tek procesi i të nxënit dhe proceset e kujtesës. Sipas Fiore, vaji i ullirit nxit neurogjenezën e trurit , duke e mbrojtur ate nga proceset degjenerative që lidhen me moshën, duke ushtruar kështu një veprim anti-plakje.

Ne fakt, veprimi i dobishëm i vajit të ullirit dhe polifenoleve të gjendura në të është njohur prej kohësh nga Autoriteti Europian i Sigurisë së Ushqimit si dhe nga  FDA, Administrata e Ushqimit dhe Ilaceve në SHBA, që rekomandojnë një konsum të përditëshëm prej dy lugësh vaj ulliri të pagatuar në ditë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF