Katte Middleton, e bukura e ballos në Paris

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit morën pjesë në një mbrëmje gala ditën e djeshme në Paris. Pasi mbërritën dje paradite në kryeqytetin francez, princesha Kate është fotografuar me tre veshje të ndryshme, gjatë ditës, për t’i ardhur radha më vonë si qershia mbi tortë, një fustani i gjithi me xixa, që veshi në ballon e mbrëmshme. Princi William dhe Princesha Kate morën pjesë në ballon e organizuar nga Amnasada Britanike në Paris dhe ata të dy shkëlqyen me paraqitjen e tyre. Fustani i Kate ishte nga Jenny Peckham i kombinuar me një palë sandale nga Gianvito Rossi. Çifti i familjes mbretërorë angleze, sigurisht që rrëmbeu vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *