KreuFashion

Diete sipas grupeve të gjakut, shkencërisht nuk është e vlefshme

Dieta sipas grupit të gjakut, e krijuar nga naturopati Peter D’Adamo, në fund të viteve ’90, duket se shkencërisht nuk është e vlefshme, sipas një studimi me 1455 persona të realizuar nga kërkuesit e Universitetit të Torontos.
Dieta sipas grupit të gjakut mbështetet ne teorinë se për seicilin nga grupet e gjakut korrespondojnë glikoproteina të ndryshme në qelizë të cilat i bëjnë “me të tretëshme” disa ushqime, duke reduktuar rezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiake. Mirëpo pas studimit të mësipërm, profesorët nga Universiteti i Torontos arritën në përfundimin se mënyra sesi njerëzit reagonin ndaj katër dietave të ideuara për grupet e gjakut A,B, AB e 0, nuk kishte aspak të bënte me grupin e gjakut të cilit i përkisnin.

Të gjithë pjesëmarrësve në studimin e botuar në revistën Plos Onei, iu kërkuan informacione të detajuara mbi mënyrën e përditëshme të të ushqyerit. Disa regjime ushqimore ishin në vetvete të shëndetëshme dhe personat qe i ndiqnin shfaqnin një profil kardiometabolik pozitiv – shpiegon doktor Ahmed El-Sohemy, një prej studiuesve, duke shtuar se kjo nuk varej nga grupi i gjakut.

Praktikisht studimi nxorri në pah se mënyra sesi seicili prej nesh reagon ndaj një ushqimi vegjetarian ose të varfër me karboitrate varet vetëm nga aftësia e gjithsesicilit për tu përshtatur me këtë regjim dietik – vë në dukje El-Sohemy.
Gjithsesi edhe studime të tjera po bëhen për këtë temë, pasi dieta sipas grupit të gjakut ka fituar edhe popullaritetshumë të madh. Një prej librave që flet për këtë dietë “Eat right for your type”, është shitur në më shumë se 7 milionë kopje në gjithë botën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF