KreuCelebrity

Zuckerberg, ndonëse miliarder punonë më shumë se 40 orë në javë

Facebook shpeshherë është cilësuar si një nga kompanitë më të mira për të punuar në botën e industrisë teknologjike. Të brendëshmit e kompanisë marrin 25.000 dollarë më shumë se sa qytetarët e tjerë.

Punonjësit në Glassdoor votuan Facebook si një nga kompanitë më të mira në botë për të punuar. Por a e keni menduar ndonjëherë se sa punon shefi kryesor i punës në Facebook? Jo aq sa ç’mund ta kishit imagjinuar. Lee Byron që ka punuar në poste të ndryshme në Facebook që nga viti 2008, raportoi disa të dhëna mbi orët e punës të Zuckerberg.

Rezulton se CEO i kompanisë që është vlerësuar me më shumë se 40 miliard dollarë punon një javë punë normale. Shpeshherë ai vjen në kompani më shpejt se punonjësit e tjerë në mëngjes dhe gjatë drekës ai vazhdon të punojë. Në 5 ditë të javës ai gjendet në zyrë 9-10 orë në ditë. 45 deri në 50 orë në javë nuk është diçka e keqe, aq më tepër kur ju jeni CEO i një kompanie gjigande në treg. Byron shton se Zuckerberg gjatë fundjavës viziton Facebook HQ për të kontrolluar se si shkojnë punët me projektet e veçanta. Ai deklaron se është dicka e mirë të shohësh Zuckerberg të lëvizë nëpër kompani, kjo gjë e ka bërë këtë kompani kaq të rregullt e të suksesshme. Mark Zuckerberg e merr punën me seriozitet, ai nuk sillet si ‘shefi’ apo pronari por mundohet të bëjë më shumë se kaq me përkushtimin dhe pasionin e tij .

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF