Kush është Vanessa Kirby, e dashura e re e Tom Cruise? 0 203

Pesë vite që Tom Cruise [shtë zyrtarisht beqar. Që prej divorcit të tij me Katie Holmes, aktori i Top Gun është bërë një prej beqarëve më të dëshiruar të Hollywood. Por zemra e tij nuk është më vetëm. Ai ka gjetur dashurinë në duart e një biondeje të bukur, Vanessa Kirby, sipas “In Touch Weekly”.

Ajo është 28 vjeç, ose 26 vite më e re se ai, ajo është e bukur, ajo është bionde dhe ajo është aktore. Me origjinë nga Uimbëllodini, Vanessa Kirby ka bërë studime të letërsisë angleze në universitetin Exeter, në Angli, para se t’i dedikohej teatrit. Në vitin 2011, ajo do të arrijë rolin e saj të parë në filimin “Love/Loss” (Guy Daniels, 2010) para se të arrijë të marrë shumë role të dyta në seriale (The Hour, Labyrinth) dhe filma (Jupiter Ascending me Mila Kunis dhe Channing Tatum, Everest me Jake Gyllenhaal). Por është me prodhimin e Netflix “The Crown” që Vanessa Kirby bëhet e famshme, me rolin perfekt të princeshës Margaret, motra e re e Elizabeth II.

Sipas informacioneve të revistës “In Touch Weekly”, Tom Cruise e ka njohur gjatë xhirimeve të këtij seriali dhe madje i ka kërkuar producentëve të Mission Impossible 6 t’i gjejnë një rol në këtë kapitull të ri, që do të shfaqet në korrik 2018.

“Mes dy aktorëve pëlqimi ishte i menjëhershëm, ai mbeti i shtangur nga sharmi dhe energjia e saj”, tregon një burim për revistën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *