Linda Halimi në cover-in e revistës prestigjoze People

Ajo prej vitesh po qëndron në Amerikë, për të jetuar ëndrrën amerikane në fushën e muzikës. Linda Halimi këngëtarja me origjinë nga Kosova është një ndër zërat më të bukur që ne kemi. Dhe këtë e ka dëshmuar më së miri edhe përtej oqeanit, ku ishte një ndër çerekfinalistet e show-t të famshëm të këngës American Idol. Linda arriti të marrë komplimente nga pjestarët e jurisë së American Idol, një ndër të cilat është edhe Jennifer Lopez, e cila e cilësoi zërin e këngëtares shqiptare si një uragan. Përtej zërit potent, Linda u bë e njohur në atë spektakël edhe për suksesin e saj në rënie në peshë, duke e përgjysmuar masën e saj trupore në vetëm një vit. Prestigjozja People ka përzgjedhur pikërisht Linda Halimin për ta bërë pjesë të ballinës së saj, si një ndër njerëzit me historinë më të suksesshme për vullnetin dhe punën e madhe në rënien në peshë. Këngëtarja ka ndarë foton e kopertinës me ndjekësit e saj në Instagram dhe shprehet tejet e emocionuar për privilegjin e të qenit në coverin e People. Ndërkohë përsa i përket muzikës, Linda është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Europian të këngës, “Eurosong”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *