Nata e sotme plot me sherre në shtëpinë e Big Brother

Ka kaluar vetëm një javë nga fillimi i edicionit të 9-të të Big Brother Albania, por duket se kanë filluar sherret dhe mospëlqimet mes banorëve. Nata e mbrëmshme ka patur plot sherre, ndoshta edhe për faktin se banorët janë të tensionuar nga ajo ç’ka do të ndodhi me ta sonte mbrëma gjatë spektaklit. Të parat që kanë nisur sherrin kanë qenë dy prej vajzave, Donjeta dhe Armela. Të gjitha vajzat bëjnë pakt që ta thërrasin konkurenten nga Kosova, tullumbace dhe duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Donjetës. Tejet e irritiuar, ajo i është hakërryer njërës prej vajzave, e pikërisht Armelës, duke e quajtur gabele. Sherri ka vijuar duke qenë fare pranë konfrontimit fizik, pasi dy vajzat janë prekur me duar me njëra-tjetrën të acaruara.

Edhe në shtëpinë ku rrinë vetëm djemtë, situata nuk ka qenë aspak miqësore natën e mbrëmshme. Protagonistët e sherrit kanë qenë Damiano dhe Danili që mesa duket e kanë shumë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi shpesh janë bërë protaginstë sherresh, edhe pse kanë vetëm një javë që po qëndrojnë në shtëpi. Gjithçka nisi pasi, Damiano i kujtoi Danielit se ai i ka quajtur femrat lavire. Kaq ka mjaftuar që dy djemtë të ngrenë tonin e zërit drejt njëri-tjerit duke përdorur herë pas herë kërcënime dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *