KreuCelebrity

Ju dukej Deja Vu?! Ja personazhi që ka veshur fustanin e Arbanës!

Kurioziteti i audincës së Big Brother çdo të shtunë është së pari tek Arbana Osmani, prezantuesja e spektaklit. Çfarë do të ketë veshur ajo? Kjo sepse vitet e fundit veshjen në ekran Arbana e ka kthyer në një nga pikat më të forta të performancës së saj! Dje teksa e shihnim me fustanin Louis Vuitton i koleksionit të vitit 2016 (BORDO solli madje disa yje botëror që ishin veshur me të) diçka na dukej e parë, madje brenda territorit shqiptar. Dhe në fakt, nuk gabuam. Teksa hulumtonim sot mes fotove të personazheve tanë, pamë se ishte pikërisht blogeria Armina Mevlani, e cila e kishte veshur më herët këtë fustan, sjellë në versionin e sja rock, me një lëkurë përsipër. Po Arbana ja kishte parë më herët Arminës?!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF