KreuStil Jetese

Topshop prezanton koleksionin e parë të fustaneve për nuse

Pas shumë bashkëpunimesh, marka britannike bën një hap madhor dhe angazhohet në krijimin e koleksionit të tij të parë me fustane nusesh… këtë herë vetëm. Ngjyra pastel dhe materiale të lehta, pesë fustane në edicion të limituar që do të joshin nuset e ardhshme do të jenë në dispozicion më 13 prill. Çmimet e fustaneve do të lëvizin nga 490 euro në 1100 euro. Për fushatën e këtij koleksioni, Topshop ka zgjedhur një peisazh rural dhe romantik. Sigurisht që  pemët, lulet dhe kodrat e gjelbërta nuk janë të pazëvendësueshme dhe ky koleksion mund të përshtatet lehtësisht me çdolloj dekori apo teme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF