“Bukuroshja dhe Bisha” arrin një sukses të jashtëzakonshëm 0 224

Historia e dashurisë mes “Bukuroshes dhe Bishës” ka arritur të arrdhura të jashtëzakonshme në “box-office” amerikanoveriore këtë fund javë për javën e dytë rradhazi, nëdrsa super heronjtë e “Power Rangers” janë renditur në vend të dytë që në ditët e para të debutimit.

Përshtatja nga “Disney” e përrallës së famshme në një film me realizim real ka sjellë 90,4 milionë dollarë këtë fund javë, sipas shifrave përfundimtare të kompanisë së specializuar Exhibitor Relations të publikuar dje.

Me 319 milionë dollarë të ardhura në dy javë, për një buxhet prej rreth 300 milionë dollarë, është rezultati më i mirë i regjistruar ndonjëherë nga një film që del në muajin mars në Amerikën e Veriut, sipas revistës “Variety”.

Suksesi i “Bukuroshes dhe Bishës” vjen pjesërisht edhe nga aktorja britanike Emma Watson që u bë e famshme me rolin e saj Hermione në sagën “Harry Potter”.

Në gjithë botën “Bukuroshja dhe Bisha” ka grumbulluar 690,3 milionë dollarë sipas “BoxOfficeMojo”.

Ky është filmi i katërt rradhazi i prodhuar nga “Disney” që ka grumbulluar 690,3 milionë dollarë në kaq pak kohë duke bërë që të ardhurat vjetore të kompanisë të rriten që tani me 1,3 milionë dollarë për vitin 2017.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *