KreuBusull

Oslo – Qendra turistike e Evropës Nordike

Oslo është një qendër e rëndësishme  turistike dhe e diturisë detare në Europë dhe është baza e afërsisht 980 kompanive dhe 8.500 punonjësve të industrisë detare midis të cilave janë disa nga kompanitë më të mëdha në botë të tregtisë detare dhe sigurimeve.

Porti i Oslos është porti më i madh në Norvegji për sasi mallrash dhe për pasagjerë. Afërsisht 6.000 anije shërbehen nga ky port çdo vit, që përbëjnë 6 milion tonë mallra  dhe mbi 5 milion pasagjerë. Rajoni rreth Oslos është nga më të pasurit në Europë.

Oslo gjithashtu është një nga qytetet më të shtrenjta në botë. Sipas një raporti të përgatitur nga banka zvicerane UBS, Londra dhe Oslo janë  qytetet më të shtrenjta në botë. Oslo është dhe një qendër e zhvilluar turistike. Shumë vizitorë dynden drejt këtij qyteti sidomos në periudhën e verës.

Ndër kënaqësitë që mund të përjetoni këtu janë muralet e bashkisë së qytetit që tregojnë skena nga jeta në Norvegji. Oslo ka një  gërshetim  të përkryer të artit, kulturës dhe historisë të ndërthurur me peizazhin e gjelbër dhe gjiret e mrekullueshme.

Aty mund të shijoni dhe Netët e Bardha në periudhën maj-qershor. Një lundrim i shkurtër me barkë do t’jua bëjë pushimet të paharrueshme.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF