KreuCelebrity

Ku kanë humbur këta 13 këngëtarë shqiptarë?

Shumë prej emrave të muzikës shqiptare kanë bërë bujë në kohë të ndryshme me këngët apo klipet e tyre. Megjithatë disa prej tyre duket sikur janë tërhequr nga ky profesion, për të zgjedhur opsione të tjera ose për tu larguar jashtë vendit. Bordo ju sjell disa nga emrat e njohur të muzikës shqiptare të cilët njihen për hitet e tyre por që prej kohësh i mungojnë skenës dhe nuk i kanë dhuruar fansave të tyre dhe publikut produksione të reja muzikore.

Pirro Cako

Është padyshim një nga kantautorët më të pëlqyer në vendin tonë, por prej disa vitesh tashmë Pirro Çako nuk ka publikuar asnjë produksion të ri muzikor. Në intervista të ndryshme ai është shprehur se e ka menduar një rikthim në muzikë, por nuk do të jetë së afërmi.

Jonida Maliqi

Tashmë këngëtarja Jonida Maliqi ka marrë statusin e “fashionistes” duke mos qenë e pranishme në tregun muzikor. Megjithatë përmes postimeve të saj në rrjete sociale ajo ka bëtë të ditur se është duke punuar për një material të ri. Jemi në pritje të një rikthimi të saj.

Anjeza Shahini

Anjeza Shahini njihet si një nga vokalet më të mira shqiptare. Debutimin e parë si fituese ajo e pati vite më parë në spektaklin “Ethet e së premtes” mbrëma dhe më pas në Eurovizion, ku e rendit ndër 10 këngët më të mira me “Imazhi yt” . Pak kohë më parë ajo u lidh në martesë me  diplomatin anglez Paul Edward Conolly dhe tashmë jeton në Britani.

Miriam Cani

Ka pak kohë që është bërë nënë dhe padyshim kjo ka qenë edhe arsyeja më e fortë që këngëtarja Miriam Cani, i ka munguar prej disa kohësh tregut muzikor. Megjithatë ajo dhe partneri i saj Alban Skënderaj janë gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike.

Elhaida Dani

Këngëtarja nga Shkodra Elhaida Dani vazhdon karrierën e saj jashtë vendit duke qenë e përfshirë në musical etj. Megjithatë që pas pjesëmarrjes së saj në Eurovizion Elhaida nuk është kthyer me këngë të reja as në vendin tonë as jashtë shtetit.

Kejsi Tola

Përveç performancave live prej shumë kohësh këngëtarja Kejsi Tola është tërhequr nga krijimi i këngëve të reja. Kejsi është shquar gjithnjë për vokalin e saj, por nuk di se do të kemi një këngë të re prej bukuroshes.

Ledina Çelo

Prej vitesh tashmë ajo jeton në Gjermani me familjen e saj. Ndonëse kthehet shpesh në vendin tonë përveç fotove seksi dhe atyre familjare, për Ledina Çelon prej kohësh nuk është diskutuar ndonjë këngë e re.

Orinda Huta

Të gjithë i kujtojmë këngët “Të Dua” apo “Oqean” megjithatë prej vitesh biondje me sy të bukur Orinda Huta është tërhequr nga muzika, për t’iu dedikuar televizionit në veçanti moderimit. Aktualisht ajo modern “Fustani i ëndrrave” në Vizion Plus dhe gjithashtu  paketa të ndryshme në Tring.

Rona Nishliu

Ajo është një nga këngëtaret më karizmatike në Kosovë dhe Shqipëri, gjithnjë e vlerësuar dhe e pëlqyer për stilin e saj të veçantë. Tashmë Rona Nishliu është në rolin e mentores tek “The Voice of Albania”. Por sa i përket muzikës ajo ka bërë shumë mungesë që pas këngës “Se vetëm zemra flet saktë”.

Klajdi Haruni

Një nga zërat mashkullorë më të dashur, edhe djali i serenatave Klajdi Haruni i mungon muzikës me ndonjë këngë të re provokuese ose jo. Megjithatë në netët live sigurisht që ai nuk mungon kurrë.

Orgesa Zaimi

Rrokerja e përjetshme Orgesa Zaimi I është dedikuar pasionit të saj për radion, familjen dhe netët live. Nuk dihet se kur OZ do të sjellë këngë të reja.

Rosela Gjylbegu

Mes të qënit zyrtare dhe këngëtare, Rosela Gjylbegu preferon të parën. Ajo është fokusuar tërësisht në punën e saj. Siç ka pohuar edhe në intervista të ndryshme për momentin nuk ka ndërmend ti kthehet muzikës.

Zaimina Vasjari

Prej shumë kohësh këngëtarja Zaimina Vasjari është tërhequr nga muzika duke mos publikuar asnjë këngë të re. Megjithatë Zaimina ka qenë sërish në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të fotove seksi, ndarjes dhe ribashkimit me të dashurin e saj dhe gjithashtu me butikun e saj të veshjeve.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF