KreuCelebrity

Manjola Nallbani nuk tregoi shtëpinë e saj tek “Xing me Ermalin”!

Manjola Nallbani ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin” dhe bafasoi fansat e saj dhe të Ermal Mamaqit me humorin, anën e saj të panjohur që zbuloi gjatë programit. Energjike, sportive, e bukur (edhe pse këtij komplimeti të Ermalit ajo iu përgjigj me batutën “Nuk jam e bukur, por jam gjithë lezet!), në një rrëfim krejt ndryshe, artistja shumë diemsionale Nallbani ndër të tjera foli për marrëdhënien me vajzat e saj, bashkëshortin, si dhe vlerësoi kujdesin që njerëzit duhet të tregojnë ndaj vetes, për të patur jo thjesht një fizik perfekt, por një pamje të admirueshme. Pjesë e programit ishin gjithashtu dy inserte, ku njëri zhvillohej në makinë me Eramlin dhe stafin e tij, dhe ku Manjola Nallbani interpretoi hitet e saj të adhurueshme. Ndërsa inserti tjetër tregonte vizitën e “Xing me Ermalin” në shtëpinë e Manjolës, për ‘qokë’ për titullin  “Mjeshtër i Madh”, që artistja mori në ditën e 8 marsit. Përtej notave të humorit që pati ky insert, ku 5 djemtë e programit me komposto e ëmbëlsira respektonin artisten dhe vuanin që ajo kishte marrë titullin e madh, shumë njerëz janë bërë kureshtarë për shtëpinë e Manjolës, nëse ishte e saj apo jo?! Në fakt në këtë intervistë pedegogia e Akademisë së Arteve, ishte plotësisht e vërtetë dhe e sinqertë, por vetëm këtu jo! Shtëpia, në të cilën ajo priti mysafirët ishte e vënë në dispozicion nga programacioni dhe nuk ishte shtëpia e artistes Nallbani.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF