Ora dhe bizhu, si të zgjidhni një model vintage? 0 324

Ndërkohë që disa bien në dashuri me bizhutë e reja, të tjerë janë të apasionuar pas orave dhe bizhuve vintage. Mbartës të trashëgimisë ato marrin një dimension sa unik dhe të rrallë, madje shpesh herë të pagjetshëm, gjë që i bën edhe më të dëshiruar. Por për t’u bërë pronarë të bizhuve vintage, duhet fillimisht t’i jepet vëmendje disa elementeve.



Për bizhutë ashtu si edhe për orat duhet verifikuar fillimisht serioziteti i shitësit ose shtëpisë së ankandit si dhe të jenë rreth 30 vite të vjetra ose më shumë. Bizhutë duhet të kontrollohet kodi si dhe nëse ka pasur riparime ose nëse gurët i janë ndërruar.

Për sa i përket orës duhet kontrolluar që është në gjendje perfekte funksionimi, nëse të gjitha pjesët janë origjinale të saj si dhe duhet të eleminoni orat shumë të ndotura, ndonëse mund të jenë origjinale, sepse e ulin ndjeshëm vlerën. Gjeni në galerinë tonë të fotove disa bizhu vintage që mund të merrni në Collector Square.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *