KreuFashion

Ushqimet që ju karikojnë me energji kundër lodhjes

Nganjëherë e tërë dita na shkon me ndjesinë e të qenit i lodhur, gjë e cila na pengon edhe produktivitetin në punë.

Por, studimet kanë treguar se disa lloje ushqimesh, që janë të pasura me vitamina të ndryshme, mund të ndihmojnë në largimin e të lodhurës dhe në të qenit më aktiv gjatë ditës. Më poshtë renditen disa ushqime që japin energji.

Drithëra: Drithërat përmbajnë sasi të mirë të karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për prodhimin e energjisë, qëndrueshmërisë dhe kthjelltësisë mendore. Drithërat si tërshëra përmbajnë një numër të madh të vitaminave B, e cila njihet edhe si vitamina të energjisë. Këto vitamina janë thelbësore për shndërrimin e ushqimit që konsumoni në energji efektive.

Fasule dhe thjerrëza: Këto janë përbërës shumë i mirë vegjetarian i hekurit, mungesa e të cilëve mund të rezultojë në lodhje, dobësi dhe apati. Prandaj, për të rritur përqënrimin sigurohuni që të hani fasule dhe thjerrëza me ushqime që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, e cila ju ndihmon që të përvetësoni deri në 10 herë më shumë hekur.

Spinaq: Spinaqi përmban sasi të mëdha të magnezit, i cili është thelbësor për energji, forcë dhe qëndrueshmëri. Ai gjithashtu i relakson muskujt dhe ndihmon gjumin.

Portokall: Për një sistem të shëndoshë të veshkave janë të nevojshme sasi të mjaftueshme të vitaminës C, që ndihmon në parandalimin e lodhjes nga stresi fizik dhe emocional.

Ujë: Edhe të qenit pak e dehidruar mund të bëjë të ndiheni të lodhur dhe të mërzitur. Edhe nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, mund të mbushni nivelet e ujit edhe nëpërmjet ushqimit, siç është shalqiri, trangujt dhe frutat agrume.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF