Ja çfarë biznesi ka hapur Noizy 0 123

Ai është një nga reperat më të suksesshëm të momentit. Dhe si i tillë axhenda e Noizyt është tejet e ngjeshur me koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit, duke u kthyer në një ndër këngëtarët më të paguar shqiptar. Duket se Noizy nuk mjaftohet vetëm me suksesin dhe të ardhurat që siguron nga muzika, por ai ka vendosur tw merret edhe me biznes. Pas hapjes së një bari lounge në Tiranë, reperi i shumë hiteve ka menduar ta zgjerojë këtë sipëmarrje duke hapur edhe një tjetër bar në qytetin bregdetar të Durrësit. Ndërkohë që lokali në Tiranë është i përfunduar, në Durrës duket se ende ka pak punë deri në hapjen e barit, nisur nga fotot e postuara në snapchatin e reperit. Fansat e Noizyt janë të shumtë, ndaj me siguri shumë prej tyre do të jenë kureshtarë të shijojnë një pije në lokalin e idhullit të tyre. Epo, suksese Noizy!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *