KreuFashion

Kontraceptivët shmangin kancerin e mitrës!

Ato gra që përdorin pilula kontraceptive për pesë vjet rresht në të njëzetat e tyre, kanë shumë më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i mitrës në moshën 50-60 vjeçare.

Sipas një studimi të kryer nga akademikët në Oksford, nëse për pesë vjet konsumohen pilula, rreziku i kancerit të mitrës ulet.

Ata gjithashtu treguan falë studimit të tyre se, kontraceptivët kanë penguar rreth 200.000 raste të sëmundjes në botën perëndimore në dekadën e fundit.

Edhe pse ata nuk mund të shpjegojnë plotësisht mënyrën sesi pilulat/kontraceptivët mund të mbrojnë nga sëmundjet, një teori që e mbështet është se këto përmbajnë hormone të caktuara që parandalojnë rritjen e tumoreve.

Për vite me rradhë, siguria e pilulave ka qenë nën vëzhgim, pasi ajo ishte e lidhur me kancerin e gjirit dhe kancerin e qafës së mitrës.

Kanceri i barkut – i njohur si kanceri endometrial – më së shpeshti ndodh në gratë pas moshës 50 vjeç dhe vetëm në Britaninë e Madhe ka 8,500 raste çdo vit, duke çuar në 2.000 vdekje.

Hulumtuesit kanë parë të dhënat për rreth 27.276 gra nga 36 studime në mbarë botën.

Ata kanë përllogaritur se pilula/kontraceptive kishte penguar 400.000 raste të kancerit të mitrës në vendet perëndimore në 50 vitet e fundit dhe 200,000 në një dekadë.

Gjetjet, të cilat janë botuar në revistën Lancet Onkologjik, gjithashtu tregojnë se gratë që morën pilulën për dhjetë vjet, në të njëzetat dhe të tridhjetat e tyre, kishin shumë me pak gjasa për të zhvilluar sëmundje në të pesëdhjetat e tyre, gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë.

Akademikët gjithashtu dolën në përfundimin se një grua që kurrë nuk kishte marrë pilula/kontraceptiv ka pasur 2.3 për qind rrezikun e kancerit të mitrës para moshës 75 vjeçe. Kjo shifër ulet në 1.3 për qind në qoftë se një grua e përdor atë për dhjetë vjet, dhe ende ka mbetur i ulët në 1.7 për qind në qoftë se ajo e kishte marrë atë për vetëm pesë vjet.

“Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se pilula gjithashtu mbron kundër kancerit ovarian. Njerëzit shqetësohen se pilula mund të shkaktojë kancer, por në afat të gjatë pilula zvogëlon rrezikun e kancerit”, ka thënë Dr Naomi Allen, nga Universiteti i Oksfordit. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF