KreuArt

Vespa është unike dhe nuk mund të klonohet

Dizajni i Vespas është i mbrojtur nga e drejta e autorit dhe nuk mund të klonohet, deklaroi sot prodhuesi i motorëve “scooter”, Piaggio.

Këtë deklaratë prodhuesi e bëri gjatë një vendimi historik nga gjykata e Torinos që njohu vlera krijuese dhe artistike te forma e Vespës, që për herë të parë u shfaq në rrugët e Italisë në vitin 1946.

Kompania kineze “Taizhou Zhongneng”, prodhues i një motori të ngjashëm të quajtur ”Ves”, hodhi në gjyq “Piaggio”-n në vitin 2013, duke kërkuar që forma e Vespës të mos jetë subjekt i ligjeve kundër falsifikimit.

“Gjykata e hodhi poshtë kërkesën me një vendim të publikuar të enjten, duke ruajtur linjat karakteristike dhe unike si dhe formën ikonike të këtij prodhukti botëror”, njoftoi Piaggio në një deklaratë.

Ky “scooter” i famshëm hyri në mendjen dhe zemrën e gjeneratës së Luftës së Dytë Botërore kur u shfaq në vitin 1953 në filmin “Roman Holiday”, në të cilin Audrey Hepburn dhe Gregory Peck pilotuan një Vespa nëpër rrugët e Romës duke krijuar efekte komike dhe romantike.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF