KreuCelebrity

Çfarë duhet të ketë një mashkull, që të fitojë zemrën e Jonida Vokshit?!

Portreti i saj i ëmbël ka bërë për vete me qindra meshkuj. Nuk e dimë nëse Jonida Vokshi ka dikë special në jetën e saj për momentin, pasi që prej përfundimit të lidhjes së gjatë që pati me Ivin, regjisorin e Tv Klan, Jonida është treguar tejet e rezervuar për jetën e saj private. Por çfarë duhet të ketë një mashkull, që të fitojë zemrën e bukuroshes së Digitalb? Epo dëgjoni me vwmemdje djema. Sepse në një intervistë për Prive, Jonida i është përgjigjur fare thjeshtë kësaj pyetje, që ai djali të fitojë zemrën e saj, duhet thjeshtë t’i dhurojë asaj dashuri. Epo kush nuk do t’i dhuronte dashuri Jonidës së ëmbël?! Ndaj me gjasa tashmë duhet të jetë dikush në jetën e saj, që i dhuron dashuri moderatores dhe aktores simpatike.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF