KreuStil Jetese

Google paguan më pak punonjëset femra!

Google, një kompani me të vërtetë ekzemplare? Hetuesit e departametit të Punës akuzojnë gjigantin e teknologjisë se paguan më pakë femrat për një punë të njëjtë me meshkujt.

“Kemi konstatuar pabarazi pagash mes femrave dhe meshkujve në gjithë ambientin e punës”, deklaroi Janette Wipper, drejtoreshë rajonale e departamentit të Punës në Kalifroni, sipas një raporti të publikuar më 7 prill nga The Guardian.

Janarin e kaluar, ministria e Punës kishte ndaluar Google të bënte marrëveshje me qeverinë federale, deri sa kompania të pranojë një audit në dosjet e saj mbi shpërblimet e punonjësve. Google nuk i kishte dërguar të gjitha dokumentet e kërkuara, duke pretenduar respektimin e jetës private të punëtore. Sot, qeveria federale akuzon kompaninë se me qëllim nuk i ka dhënë këto informacione për të fshehur dallimet që ekzistojnë në pagat mes sekseve të ndryshme për të njëjtën punë.

Nga ana tjetër vetë kompania ka reaguar menjëherë ndaj akuzave të qeverisë federale. “Çdo vit, ne zhvillojmë një analizë të plotë dhe të fortë mbi pagat dhe nuk kemi gjetur asnjë dallim pagash mes sekseve.”

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF