KreuCelebrity

E pazakontë: Zbulohen dokumentet e pronësisë për Harper Beckham

Është vetëm 5-vjeç, por Harper Beckham ka gjasa të ketë karrierën e saj nga momenti në moment. Mosha e saj nuk e ka ndaluar vogëlushen e çiftit Beckham të kthehet që tani në një brand.

Sipas të dhënave të regjistruara në zyrën e pasurisë, Vicktoria Beckham e ka regjistruar emrin e së bijës në një gamë të gjerë të produkteve të markës ku përfshihet make up-i, lodrat dhe veshjet.

Marka “Harper Beckham” është gjithashtu e regjistruar në industrinë e argëtimit duke lënë të kuptohet se Harper dëshiron të replikojë karrierën e nënës së saj si një yll pop-i.

Vicktoria Beckam ka nënshkruar gjithashtu edhe emrat e djemve të saj Broodkyn, 18 vjeç, Romeo, 14 vjeç dhe Cruz, 12 në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Britanisë së Madhe.

Kjo do të thotë se fëmijët janë zyrtarisht pjesë e markave Beckham- ku David regjistroi emrin e tij në vitin 2000 ndërsa Vicktoria në vititn 2002.

Një ekpert i pronësisë intelektuar tha për Daily Mail se regjistrimi i markës për një 5-vjeçare është rast i paprecedentë.

Burimi: Daily Mail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF